FILLOI NDERTIMI I SALLES SE SPORTIT NE F.GRADEC

 

14.08.2015

Në Shkollën Fillore “Mehmet Deralla” në fshatin Gradec të Komunës së Vrapçishtit filloi ndërtimi i sallës së sportit, projekt ky i ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bashkpunim me Komunën e Vrapcishtit. 
Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi i cili ishte i pranishëm në aktin e vendosjes së gur-themelit theksoi se ky projekt do të realizohet për gjashtë muaj ndërsa kap vlerën prej afër  34 milion denarë. 
“Projekti për ndërtimin e kësaj salle është hartuar në përputhje me standardet  për kësi lloj të sallave të sportit ku përveç hapësirës për aktivitete sportive do të ketë edhe një Tribunë anësore, hapësirë nën tribunë,  nyje sanitare , gardërobë dhe hapësira për aktivitete tjera. Salla do të jetë e pajisur me mjetet moderne sportive”, tha ministri Ademi. Ai më tej u shpreh se investimet në arsim mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ka për qëllim krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe ngritjen e cilësisë për ndjekjen e procesit edukativo arsimor. 


“Të nderuar qytetar të Komunës se Vrapçishtit, kjo është e arritur dhe meritë e të gjithëve,ta gëzojmë”, thekson kryetari i komunës, Bajram Kadrija.


Në këtë aktivitet që u organizua me rastin e 14 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, ai i Ekologjisë, Nurhan Izairi, i pushtetit lokal, Lirim Shabani, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, deputetët e zonës, Talat Xhaferi, Jamin Sinani, Selvije Saliu, Nora Aliti, kryetari i degës së BDI-së në Vrapçisht, Ekrem Zendeli, drejtori i shkollës fillore “Mehmet Pashë Deralla”, Hetem Ademi, si dhe funksionar tjerë të pushtetit lokal dhe atij qendror.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use