U VENDOS GURRËTHEMELI I SALLËS SË SPORTIT NË SH.F. ,,NAIM FRASHËRI,, NË NEGOTINË

09 janar 2011

Në sh.f. ,,Naim Frashëri,, në Negotinë u vendos gurrëthemeli i njërës nga katër sallat e sportit që do të ndërtohen në Komunën tonë.

Salla sportive ndërtohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa do të funksionojë në kuadër të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” të Negotinës si dhe do të shërbejë edhe për paralelet e gjimnazit në Negotinë.

Prezent, përveç kryetarit të komunës z. Bajram Kadrija, ishin edhe zv.Kryeministri Abdilaqim Ademi, zv.Ministrja e arsimit Lindita Qazimi, deputetë dhe funksionarë të tjerë qeveritarë.

Zëvendës ministrja e arsimit dhe shkencës Lindita Qazimi u shpreh se kjo sallë që fillon të ndërtohet sot është  njëra nga 145 sallat nga programi i ministrisë, por edhe njëra nga katër sallat që do të ndërtohen në komunën e Vrapçishtit.

“Kjo sallë do të kushtojë 40 milion denarë, me 13.00 metër katror dhe me 400 ulëse dedikuar për të gjitha sportet, por mund të shfrytëzohet edhe për aktivitete tjera kulturore dhe artistike. Gjithashtu do të ndikoj edhe në edukimin e të rinjve dhe largimin nga veprimet devijuese”, u shpreh zv. ministrja Lindita Qazimi.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use