SANOHET RRUGA LOKALE SENAKOS-GJURGJEVISHT

 

04.10.2015

Vijojnë punët për rregullimin e rrugës lokale Senakos – Gjurgjevisht në komunën e Vrapçishtit. 

Kryetari i komunës, Bajram Kadrija bashkë me banorët ka dalë në terren për të përcjellë punët. Ky sanim i rrugës ka vlerë 300.000.00 denar. Aksionit iu përgjigjën banorët e f. Gjurgjevisht të cilët ndihmuan me punë që meremetimi i rrugës të mbaroje shpejt.

Kryetari Bajram Kadrija dhe administrata komunale falënderojnë qytetarët për kontributin e dhënë.

Propozim-Vendim për sanimin e rrugës lokale Sanakos-Gjurgjevisht, u miratua si pikë e rendit të ditës në Seancën e 16-të të Këshillit të Komunës së Vrapçishtit

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use