SESIONI I PARE BUXHETOR NE KOMUNEN E VRAPÇISHTIT

 

01.11.2013


Sot në Komunën tonë, gjegjësisht në SH.F. ,,Vrapçisht,, - f. Vrapçisht u mbajt Sesioni i parë i Forumit buxhetor në komunën e Vrapçishtit.Përveç përfaqësusëve të Komunës, morën pjesë edhe qytetarë të të gjitha vendbanimeve të Komunës.


Qëllimi i këtij Forumi është propozim-miratimi i buxhetit komunal për vitin 2014, ku për herë të parë miratimi bëhet me pjesmarrjen edhe propozimin e qytetarëve të Komunës.


Kjo është forma më transparente për të kyçur qytetarët e Komunës sonë në proçesin e vendimarrjes, miratimit  dhe ndarjes së buxhetit Komunal.


Ky Forum buxhetor do të mbahet në tre sesione, nëpërmjet të cilave qytetarët do të mund të propozojnë ndarjen dhe miratimin e buxhetit Komunal.

 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use