HAPJA E SHKOLLËS SË RINDËRTUAR NË NEGOTINË

 

Në Negotinë u bë hapja e objektit të ri të kompletuar të shkollës fillore ,,Naim Frashëri,,. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetari i Komunës z.Bajram Kadrija, Ministri i Arsimit z.Abdilaqim Ademi, ish zv. Ministri i Arsimit z.Safet Neziri, kryetari i Degës së BDI-së Vrapçisht dhe njëherit këshilltar komunal z.Amet Haliti, si dhe kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti.


Meremetimi i këtij objekti ka filluar që më herët, me ndihmë të qytetarëve të Negotinës dhe rrethinës, ndërsa përmbyllja e punëve është bë me investim të Komunës së Vrapçishtit si dhe Ministrisë së Arsimit.


Investimi arrinë vlerën e  rreth 300.000 euro, shkolla fitoi fasadë të re, kulmin e ri, tërësisht është ndërruar zdrukthëtaria, kurse kati më i epërm, i cili deri tani nuk ishte në funksion, tani është kompletuar dhe i gatshëm për mësim.

Investimi i Ministrisë përfshin edhe ndërtimin e pjesës së posaçme për vendosjen e kazanit për ngrohje, si dhe ndërlidhjen e sallës së shkollës me sistemin për ngrohje. 

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use