LESHOHET NE PERDORIM OBJEKTI I SHKOLLES NE F. VRANJOFC

 

 

Lëshohet në përdorim objekti i rinovur i shkollës në f. Vranjovcë, ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Varapçishtit, Bajram Kadrija, Xhen Ford, Atashe ushtarake në ambasadën e SHBA-ve, ministri i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi, funksionar të BDI-së,dhe përfaqësues të USAID, të cilët në bashkëpunim me kryetarin e komunës se Vrapcishtit, Kadrija dhe stafin komunal e bënë realitet këtë investim të shumëpritur nga qytetaret e fshatit Vranjovcë.
- Sot jemi këtu, për të festuar fytyrën e re të ndërtesës shkollore të Shkollës Fillore të Vrapçishtit, e cila ka fitur një karakter të ri me ndihmën e miqve tanë të dashur, theksoi ministri Ademi.
- Më duhet të shpreh mirënjohjen time, shtoi Ademi, për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane për angazhimin dhe mbështetjen e tyre bujare, që çdo mësimdhënës në Republikën e Maqedonisë të fitojë kushte të avancuara për punë, kurse nxënësve duhet t’ju tregoj - Arsimi është e ardhmja juaj.
- Kudo në botë, arsimi është në vend të parë dhe kudo vlerësohen vetëm njerëzit të pajisur me dijeni në të cilën qëndron e ardhmja e vendit, potencoi ministri Ademi.

Shkolla është rikonstruar nëpërmjet projektit të USAID-it  për integrim ndëretnik të arsimit, Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane (EUKOM) dhe buxhetit të komunës së Vrapçishtit, me çka është krijuar ambient më i mirë për mësim.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use