Pallati i Kulturës ,,SHOTA,, - Negotinë

Ndërtimi i Pallatit të Kulturës ,,Shota,, filloi në vitin 1974, me iniciativë të Bashkësisë lokale të Negotinës. Ndërtimi i këtij objekti zgjati rreth 4 vjet dhe në vitin 1978 u bë inaugurimi i këtij objekti i cili në atë kohë ishte i vetmi objekt kulturor në një vend rural.

Nga fillimi e deri më vitin 1988 në kuadër të këtij Pallati kulturor funksiononte edhe kinemaja, ku shfaqeshin tre ditë në javë filma të zhanreve të ndryshëm, dhe brenda një viti kinemaja arinte të ketë rreth 25 000 vizitorë. Përveç filmave jepeshin edhe koncerte dhe manifestime të ndryshme.

Në kuadër të Pallatit funksiononte edhe biblioteka e cila dispononte me rreth 10 000 ekzemplarë librash. Në vitin 1999, Pallatit të kulturës i ndërrohet emri nga ,,Bratstvo-Edinstvo,, në ,,SHOTA,,.

Nga viti 2006 është nën ingerencat e komunës së Vrapçishtit. Objeti disponon me sallë të madhe me kapacitet prej rreth 320 ulëse, sallë të vogël me 35 ulëse, disa zyrave etj.

Pallati i kulturës ,,Shota,, si i vetmi institucion Kulturor në komunën tonë ka për qëllim afirmimin e vlerave kulturore dhe artistike në komunën tonë. Në kuadër të Pallatit të Kulturës ,,Shota,, egziston edhe SHKA ,,Sami Zendeli,, , si dhe shoqata tjera si ajo e artistëve të rinj, aktorëve të rinj etj.

Pallati i Kulturës ,,SHOTA,, gjendet në Negotinë. Drejtor i Pallatit është z. Nuredin Jashari.

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use