Me 6 janar 2011 vit, kryetari Bajram Kadrija si dhe funksionarë të lartë qeveritarë dhe deputetë të parlamentit të RM-së, në Pallatin e Kulturës ,,Shota,, në Negotinë pati një takim me qytetarët dhe mërgimtarët e komunës sonë.

Në këtë takim kryetari Kadrija foli për investimet që i ka bërë komuna gjatë periudhës së vitit 2009-2010.

Ai përmendi projektet e realizuara gjatë kësaj periudhe si dhe investimet e bëra nga buxheti komunal dhe nga ana e qeverisë.

Gjithashtu përmendi edhe punët dhe projektet që janë në realizim të sipër, si dhe projektet që duhet të realizohen në të ardhmen.

Në vijim mund të shihen disa nga projektet, dhe ate:

Asfalltimi i rrugës në Vrapçisht

Rregullimi i oborrit të shkollës në Vrapçisht

Rregullimi i rrugës lokale në Vrapçisht (me participim të qytetarëve)

Rregullimi i kanalit për ujitje në Vrapçisht

Rregullimi i parkingut para objektit komunal në Vrapçisht

Asfalltimi i një pjese të rrugës në f. Vranjofcë

Përfundimi dhe lëshimi i rezervoarit të ujit në f. Toplic

Ndërtimi i murit të shkollës në f. Dobërdoll

Lëshimi në përdorim i objektit të NPK në Dobërdoll

Rregullimi i parkingut në f. Toplic

Ndërtimi i fushës së futbollit në Negotinë

Rregullimi i klasëve mësimore në shkollën fillore në Negotinë

Fillimi i ndërtimit të sallës së sportit në shkollën fillore në Negotinë

Riparimi i qendrës në Negotinë

Ndërtimi i rrugës në f. Senakos

Ndërtimi i kulmit të shkollës në f. Kalisht

Ndërtimi i rrugës në f. Llomnicë

Mirëmbajtja e ndriçimit publik dhe riparimi i rrugëve lokale në nivel komunal

Rregullimi i shtretërve të lumenjëve në komunën tonë

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use