KRYETARI I KOMUNES NE VIZITE NE TURQI

22 shkurt 2015

Kryetari i komunës së Vrapçishtit z. Bajram Kadrija, po qëndron në vizitë disaditore zyrtare në Stamboll dhe Konja të Turqisë, ku merr pjesë në Takimin regjional të Qendrës Ndërkombëtare të Vetëqeverisjeve Lokale, në organizim të Lidhjes Botërore të Komunave Turke (TDBB) në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim – TIKA, prej 22 deri më 28 shkurt 2015.
Në takim, krahas kryetarëve të komunave nga Turqia ndër të cilët edhe ai i komunës së Stambollit, do të marrin pjesë kryetarë komunash nga shtetet ballkanike Maqedoni, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal i Zi dhe Bullgari. Sipas agjendës, janë paraparë të shtjellohen dy tema kryesore:
Menaxhimi me mbetjet dhe riciklimi i tyre dhe Rritja e kapaciteteve për hapjen e vendeve të reja të punës. Po ashtu, agjenda parasheh një darkë të përbashkët, në të cilën parashihen takime multilaterale dhe bilaterale të kryetarëve të komunave nga Turqia dhe vendet tjera ballkanike.
Pritet që gjatë qëndrimi të tij në Turqi, kryetari z. Bajram Kadrija të realizojë takime me homologët e tij ballkanik me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave pozitive në vetadminsitrimin lokal.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use