MarrEveshja pEr ujE tE pijshEm mes (QZHR) dhe kompanisE "Almadius"

 

24 qershor 2015

Në ambientet e Komunës së Tetovës u bë nënshkrimi i marrëveshjes për projektin e ujit të pijshëm mes kompanisë belge “Almadius”, financuar nga Ambasada belge në vlerën e 300 mijë eurove dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vrapçishtit z.Bajram Kadrija. Në këtë projekt përfshihen komunat më të mëdha të rajonit të Pollogut, të cilat në të ardhmen do të përfitojnë në përmirësimin e kapaciteteve për furnizim më ujë të pijshëm. Ky projekt në vete përfshin studimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në mënyrë që të përmirësohet infrastruktura e ujit për pije, konkretisht intervenimi në gypa duke pasur parasysh faktin që pikërisht infrastruktura e vjetruar në masë të madhe kontribuon në humbjen dhe mungesën e ujit të pijshëm. Kryetarja e komunës së Tetovës, znj.Teuta Arifi, në cilësinë e mikpritëses uroi dhe falënderoi ambasadoren belge znj.Anick Van Calster për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parezervë të shtetit belg për rajonin e Pollogut në përgjithësi.

 

 
komunaVrapcisht©  2009All Rights Reserved  •  Design by
Privacy Policy • Terms of Use