KOMUNA VRAPÇISHTIT
Komuna e Vrapçishtit gjendet në mes të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit, në luginën e malit Sharr, në pjesën Veri-Perëndimore të Republikes së Maqedonisë së Veriut.

Isen Shabani - Kryetari i Komunës

Isen Shabani u lind në fshatin Gradec me 2 janar 1987.

Shkollën fillore e mbaroi në SH.F. Mehmet Deralla në vendlindjen e tij, Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Gostivar.

Pas përfundimit të shkollimit të mesëm , studimet i ndoqi në Universitetin e Evropës Juglindore në drejtimin e Ekonomisë ku edhe u diplomua. Është baba i dy fëmijëve dhe momentalisht jeton në fashtin Gradec.

Si ekonomist përpara se të merte poste zyrtare Isen Shabani me sukses udhëhoqi disa biznese private.

Në gusht të 2017 ai u emërtua si drejtor në Inspektoratin Shtetëror të Tregut , ndërsa ne zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2017 përfaqësoi Aleancën për Shqipëtarët dhe u zgjodh si kryetar i Komunës së Vrapçishtit.

Pyete kryetarin




    Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë