KOMUNA VRAPÇISHTIT
Komuna e Vrapçishtit gjendet në mes të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit, në luginën e malit Sharr, në pjesën Veri-Perëndimore të Republikes së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Këshillit

Emir Durmishi është i lindur me 01 Janar 1980Negotinë. Arsimin fillor e kreu në shkollën fillore “Naim Frashëri” – Negotinë, ndërsa arsimimin e mesëm e vazhdoi në shkollën medicinale “Nikolla Shtejn” – Tetovë. Pas përfundimit të arsimimit të ulët dhe të mesëm, studimet e larta i vazhdoi në Tiranë në drejtimin Laborant Dentar. Pas mbarimit të studimeve, karrierën e vazhdoi me ushtrimin e profesionit në sektorin privat, ndërsa një periudhë punoi si profesor në shkollën e mesme të mjeksisë në Gostivar.

Në tetor të viti 2017 u zgjodh Anëtar i Këshillit Komunal në Komunën e Vrapçishtit, ndërsa në seancën e parë të këshillit u zgjodh Kryetar i Këshillit Komunal të Komunës së Vrapçishtit.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë