KOMUNA VRAPÇISHTIT
Komuna e Vrapçishtit gjendet në mes të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit, në luginën e malit Sharr, në pjesën Veri-Perëndimore të Republikes së Maqedonisë së Veriut.

Profili i Komunës

Komuna e Vrapçishtit gjendet në mes të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit, në luginën e malit Sharr, në pjesën Veri-Perëndimore të Republikes së Maqedonisë së Veriut, në të cilën përfshihet një pjesë e madhe e Fushës së Pollogut. Kufizohet me Komunën e Bogovinës, Bervenicës, Gostivarit, dhe në perëndim me Republikën e Kosovës. Si mjedis rural përfshin përafërsisht 192 km², me 28.100 banorë. Komuna e Vrapçishtit është mjedis multietnik në të cilin jetojnë: Shqipëtarë, Turq, Maqedonas, dhe pjesëtarë të nacionaliteteve tjera. Si komunë rurale funksionon prej vitit 1996, kurse në mandatin e tretë te pushtetit lokal me bashkimin e Komunës së Vrapçishtit dhe Komunës së Negotinës së Pollogut u formua Komuna e Vrapçishtit si një komunë e përbashkët dhe e vetme në tërë teritorin e Vrapçishtit dhe të ish Komunës së NegotinësPollogut.

INFO

Numri i telefonit:
+389 42 332 378

Adresa elektronike (e-mail):
[email protected]

Adresa:
Rruga 100 pa numër – 1238 Vrapçisht, RMV

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë