Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani pjesë e manifestimit në shkollën fillore të fshatit Vrapçisht

592

Në një atmosferë multietnike dhe me një program të pasur kulturoro-artistik, nxënësit e shkollës fillore ,,Vrapçisht’’ të fshatit Vrapçisht shënuan ditën e patrionatit të shkollës.
Pjesë e këtij manifestimi përveç qytetarëve të shumtë ishte edhe Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani, me ç’rast në nder të kësaj dite ai ndau Lëvdata dhe Mirënjohje për nxënësit e kësaj shkolle për sukseset e arritura në sfera të ndryshme të procesit edukativo-arsimor.