Në solemnitetin e organizuar nga ana e drejtoreshës së çerdhes znj.Nevrie Dalipi morën pjesë Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani, këshilltarët e komunës, përfaqësues të muftinisë së Gostivarit bashkë me imamët e fshatrave të komunës, përfaqësues të Qendrës për menaxhim me kriza, përfaqësues të Qendrës për shpëtim, drejtorët e shkollave fillore dhe asaj të mesmes,administrata komunale,nxënës,prind e të tjerë.
Në fjalimin e mbajtur nga ana e Kryetarit të Komunës, z.Isen Shabani, ai potencoi se ky është një hap i madh për qytetarët e komunës dhe se planifikohen që në të ardhmen të ketë edhe çerdhe tjera nëpër fshatrat e komunës.
Pas fjalimit të Kryetarit të Komunës, nxënësit e shkollës fillore të fshatit Vrapçisht performuan një shfaqje me vallëzim dhe këngë, në të tre gjuhët dhe ate gjuhë shqipe, maqedone dhe turke.
Po ashtu drejtoresha e çerdhes kishte organizuar edhe një koktej rasti për të gjithë të ftuarit, dhe në fund u bë prerja e shiritit nga ana e z. Isen Shabani që në mënyrë zyrtare e shpalli çerdhen të hapur.