Investimet kapitale nga ana e Komunës këtë radhë i takojnë kulturës

193

Investimet kapitale nga ana e Komunës këtë radhë i takojnë kulturës.
Komuna e Vrapçishtit vazhdon më punën intenzive në investime kapitale për të gjithë banorët e komunës. Këtë radhë është nënshkruar kontratë në interes kulturor, kontratë e cila parasheh rikonstruktimin e Pallatit të Kulturës “Shota” në f. Negotinë. Kjo kontratë u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani dhe Ministri i Kulturës z. Hysni Ismaili. Kontrata përfshin vlerën e 18.418.524,00 Denarëve dhe e njejta pritet të fillojnë nga fundi i muajit të ardhshëm. Komuna së bashku me Ministrinë e Kulturës do të aktivizohen që ky objekt të jetë plotësisht në funksion dhe me kushte moderne.