Sot u vendos që në fshatin Dobridoll të ndërtohet salla e sportit

306

Komuna e Vrapçishtit investimet i përqendron gjithmonë në sferën e arsimit dhe zhvillimit në aspekt të përgjithshëm. Duke u munduar të përfshijë çdo vendbanim me ndërtime kapitale dhe frytdhënëse, sot u vendos që në fshatin Dobridoll të ndërtohet salla e sportit, e cila do të jetë në kuadër të shkollës fillore të këtij fshati.
Kërkesa e parashtruar nga Komuna e Vrapçishtit ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot u miratua dhe u vendos që punimet për këtë sallë të fillojnë në Tetor të këtij viti.
Marëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani, Drejtori i Sh.F.K z. Bujamin Emini dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi.
Kjo sallë pritet të përfundojë në afat sa më të shkurtër kohor dhe do të jetë në shërbim të të gjithë banorëve.