Shtabi Lokal për Menaxhim me Kriza

200

Sot në hapësirat e Komunës së Vrapçishtit, me iniciativë të Kryetarit të Komunës, u mlodh Shtabi Lokal për menaxhim me kriza në përbërje të:
1. Isen Shabani – Kryetar i Komunës së Vrapçishtit – Kyetari I shtabit
2. Emir Durmishi – Kryetar i Këshillit Komunal – anëtar
3. Ibrahim Mamuti – anëtar
4. Habil Idrizi – Komandant i Stacionit Policor – anëtar
5. Muhamedali Hajredini – Mjek I medicinës IPSH ‘’ES MEDIKA’’ – anëtar
6. Ersin Sulejmani – qendra për menaxhim me kriza
7. Amir Bexheti – Drejtor NPK Vrapçisht – anëtar;
Në mbledhje ishin pjesëmarës dhe të gjithë Kryetarët e Bashkësive Lokale të vendbanimeve në Komunën e Vrapçishtit.
Në këtë mbledhje u vendos që:
1. Të respektohen të gjitha rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetsisë
2. Të shmanget grumbullimi I njerëzve dhe fëmijëve në grupe
3. Personat të cilët vijnë nga zonat e rrezikuara të vizitojnë mjekët amë dhe vetëvetiu të qëndrojnë 14 ditë në vetëizolim, të shmangin të gjitha vizitat
4. Të bëhet dezinfektimi I të gjitha objektve afariste
5. Pas orarit të punës të mjekëve amë do të ketë kudjestari 24 orë nga IPSH ‘’ES MEDICA’’ –f. Gradec, ku mund të kontaktoni Dr. Muhamedali Hajredini – tel 072-246-666
6. Do të bëhet dezinfektimi i objekteve komunale.

Me respekt Komuna e Vrapçishtit!!