Kryetarët e Komunave të rajonit të Pollogut mbajnë takim në Komunën e Vrapçishtit në lidhje me problematikën e mbeturinave

283

Përfundoi takimi i kryetarëve të komunave të rajonit të Pollogut.
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani ishte nikoqir i takimit të krerëve të komunave të rajonit të Pollogut, ku në po të njejtin takim morën pjesë edhe përfaqësues nga kabineti i kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Qendrës për zhvillim të rajonit të Pollogut dhe kryeshefi i Policisë z.Amir Dalipi.
Si temë kryesore e këtij takimi ishte problemi i mbeturinave dhe deponisë Rusino, problem i cili tanimë e sa kohë është një ndër problemet kryesore për banorët e rajonit të Pollogut.
Gjatë takimit u bisedua edhe për problematika të tjera, ku Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani shfaqi shqetësimet e veta edhe për problematikën që banorët shpesh herë ankohen në lidhje me qentë endacak, ku si temë do të bisedohet edhe në takimet e tjera të cilat do të organizohen në vazhdim.