Kryetari i ASH z.Ziadin Sela dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit z.Arben Taravari në vizitë në Komunën e Vrapçishtit

326

Gjatë ditës së sotme patëm rastin dhe nderin që me viziten e tyre të na nderojnë dhe respektojnë Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z.Ziadin Sela dhe Kryetari i Komunës së Gostivarit z.Arben Taravari. Në këtë vizitë Kryetari i ASH z.Ziadin Sela u njoftua nga ana e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani për planet dhe projektet e parapara për vitin 2018 dhe njëkohësisht edhe për hapat e deritanishëm nga ana e tij gjatë mandatit dy mujor.