Kushtet më të mira edukativo-arsimore

660

Kushtet më të mira edukativo-arsimore sjellin gjithmonë suksese më të mëdha në sferën e arsimit, prandaj Komuna e Vrapçishtit është përqendruar në këtë pjesë, duke investuar në të ardhmen e nxënësve. Kjo u dëshmua në hapjen solemne të shkollës fillore periferike të rinovuar “Naim Frashëri” në f. Senakos. Ky investim u arrit falë bashkëpunimit të Komunës me UNDP-në dhe mbështetjen e banorëve afarist. Në këtë hapje solemne morën pjesë, kryetari i komunës z. Isen Shabani, përfaqësues nga komuna, përfaqësues nga shkolla fillore, prindër të nxënësve si dhe banorë të tjerë. z. Isen Shabani u shpreh se ky është vetëm një nga shumë premtimet e dhëna të cilët vazhdimisht do të realizohen. Vlera e Projektit është 50 mijë euro. Kryetari i komunës dhe Drejtori i shkollës, shprehën falenderime të veçanta ndaj të gjithë afaristëve për bashkëpunimin.