KOMUNA VRAPÇISHTIT
Komuna e Vrapçishtit gjendet në mes të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit, në luginën e malit Sharr, në pjesën Veri-Perëndimore të Republikes së Maqedonisë së Veriut.

SH.F. “Vrapçisht”

SH.F. “Vrapçisht” f. Vrapçisht, mësimi zhvillohet në tre gjuhë, në gjuhën shqipe, në gjuhën turke dhe në gjuhën maqedone. Kjo shkollë ka edhe tre shkolla periferike edhe atë në fshatrat: Vranjofcë, Zubovcë dhe Gallatë. Potenciali njerëzor i kësaj shkolle është me 41 paralele dhe 599 nxënës, në fshatrat Zubovcë, 21 nxënës dhe Gallatë, 25 nxënës ma nga 2 paralele, kurse në f. Vranjofcë 4 paralele 31 nxënës.

 

 

Gjithsejt në fillim të vitit shollor janë regjistruar 639 nxënës me 49 paralele edhe atë:

  • Me mësim në gjuhën shqipe 240 nxënës me 22 paralele
  • Me mësim në gjuhën turke 320 nxënës me 18 paralele
  • Me mësim në gjuhën maqedone 79 nxënës me 9 paralele

Struktura e të punësarve në shkollë është: 67 punëtorë me arsim sipëror, 11 me arsim të lartë, 3 me arsim të mesëm, 1 i kualifikuar dhe 15 punëtorë të pakualifikuar, gjithsej shkolla ka 96 të punësuar. Kjo shkollë ka 5 bjekte shkollore, 2 objekte në shkollën qëndrore dhe 3 objekte në shkollat periferike, poashtu edhe në këtë shkollë mësimi zhvillohet pa pengesa për lëndën e Arsimit fizik shëndetësor. Shkolla në dy objekte nxemje qëndrore, poashtu nzemje qëndrore ka edhe shkolla periferike e f. Vranjofcë, kurse në f. Zubovcë dhe Gallatë është nxemje me dru.

Shkolla qëndrore ka edhe hapsira të gjelbërta dhe oborr të regulluar.

INSTITUCIONET

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë