Edhe 1 lajm i mirë për Vrapçishtin

211

Edhe 1️⃣ lajm i mirë për Vrapçishtin

Të nderuar banorë,
Në kuadër të programës TAV-Maqedoni, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z.Isen Shabani, sot e nënshkruajti kontratën për realizimin e projektit të shumëpritur për banorët e f. Vrapçisht.
Është ky projekt që ka të bëj me përmirësimin dhe realizimin e Rrjetit të Kanalizimit Fekal për f. Vrapçisht në vlerë prej 5.080.000 den.
Për fillimin e punimeve do të njoftoheni në ditët në vazhdim.
Me respekt!
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani