Njoftim
Të nderuar qytetarë të fshatit Gradec,
Kam nderin që në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit të ju informoj se që nga fillimi i muajt Maj të këtij viti, rrjeti i ujësjellsit të fshatit Gradec do të inkorporohet me menaxhimin dhe mirëmbajtje nga institucionet komunale, gjegjësisht nga ‘’Ndërmarja Komunale Publike”– NPK Vrapçisht.
Ky vendim ishte edhe një nga premtimet e dhëna ndaj jush. Njëkohësisht ju informojmë se në menaxhimin e rrjetit të ujësjellësit, në të ardhmen do të përfshihen edhe vendbanimet tjera.
Për ç’do informatë plotësuese do të keni në dispozicion zyrën e posaçme e cila do të hapet nga dita e hënë 06.05.2019 në fshatin Gradec.
Me respekt: Kryetari i Komunës z.Isen Shabani