KOMUNA VRAPÇISHTIT
Komuna e Vrapçishtit gjendet në mes të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit, në luginën e malit Sharr, në pjesën Veri-Perëndimore të Republikes së Maqedonisë së Veriut.

Përkrahje të amvisërive në komunën e Vrapçishtit

405

THIRRJE

për përkrahje të amvisërive në komunën  e Vrapçishtit për aplikimin e masave të efikasitetit energjetik

 

Programi për zhvillim i Kombeve të bashkuara (UNDP), në bashkëpunim me komunën e Vrapçishtit, shpall thirrje për zgjedhje të  amvisërive të cilat do të përkrahen që të aplikojnë masa të efikasitetit energjetik. Përkrahja financiare për aplikimin e këtyre masave është siguruar nga Qeveria zvicerane dhe komuna e Vrapçishtit në kuadër të Programit për përmirësim të rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut (më tej në tekstin Programi).

Qëllimi i Programit rajon është aplikimi i sistemit për menaxhim integral me vërshimet dhe rreziqet e tjera (vendime të rrëshqitjes, rrëshqitjes së tokës, vërshimet e rrëmbyeshme) në pajtim me qasjet bashkëkohore botërore. Programi është i financuar nga ana e Qeverisë zvicerane, ndërsa e zbaton UNDP në partneritet me një numër më të madh të partnerëve në nivel  lokal dhe nacional.

Në pajtim me studimet e detajuara profesionale, duke i pasur parasysh karakteristikat natyrore të rajonit të Pollogut, niveli i rreziqeve është në varësi të drejtpërdrejtë e gjendjes me mbulesën  pyjore. Si një nga masat kyç për zvogëlim të presionit mbi pyllin  për sigurim  të drurit ngrohës është  zgjerim i konsiderueshëm i masave për efikasitetin energjetik  në objektet private, publike dhe komerciale në komunat e Pollogut ku nuk ekzistojnë kushte të kufizuara për zbatimin e burimeve  alternative energjetike.

Në bazë të studimeve profesionale të UNDP, lëndë e kësaj thirrjeje janë masat prioritare për efikasitet energjetik të cilat do të sigurojnë rezultat më të volitshëm në raport me serinë e masave ekonomike (të hyra të përgjithshme për amvisëri), kritere energjetike dhe ekologjike (shpenzimi i drurit për ngrohje). Në të njëjtën kohë, në afat të gjatë, pritet ta zvogëlojnë nevojën për dru për ngrohje.

Mundësi për të paraqitur në thirrjen kanë të gjithë  personat fizik me vend të përhershëm  të të jetuaritkomunën e Vrapçishtit të cilët posedojnë objekt për banim – shtëpi.

Përmes shpalljes do të mbështeten aplikantët e renditur më lartë, deri në shterimin e buxhetit për mbështetje financiare. Përzgjedhja e familjeve do të bëhet sipas kritereve të paracaktuara, duke përfshirë vlerësimin e ekspertëve të kursimeve të energjisë si rezultat i zbatimit të masave në objektet e propozuara.

 

Parakushti kryesor për ofrimin e mbështetjes është që familjet të përdorin dru si burim kryesor të energjisë për ngrohjen e objekteve të propozuara. Vlera e mbështetjes nga Projekti do të jetë maksimumi deri në 1000 Euro për çdo familje të përzgjedhur. Në rastet kur kostoja e futjes së masave tejkalon shumën maksimale të parashikuar për asistencë, diferenca në shtesë bëhet përgjegjësi e aplikantit. Përjashtim nga kjo bëjnë aplikantët familjarë të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale, të cilët nuk janë të obliguar të japin bashkëfinancim.

 

Lënda e kësaj thirrjeje është masa e mëposhtme:

 

  1. Zëvendësimi i ngrohësit ekzistues me dru me një sobë efikase, kaldajë për ngrohje ose sobë me pelet/briket.

 

Mënyra e ndarjes së investimit ndërmjet përfituesve të përzgjedhur dhe Programit do të bihet dakord rast pas rasti në varësi të madhësisë dhe karakteristikave të tjera të objekteve të propozuara. Përzgjedhja e pajisjeve të përshtatshme për objektet e përzgjedhura do të bëhet nga një ekip ekspertësh të UNDP-së. Mbështetja e projektit do të jetë në formën e pajisjeve, jo transferta direkte financiare për familjet e përzgjedhura.

Kushte minimale për pjesëmarrje në thirrjen /dokumente të nevojshme:

  1. Paraqitja tërësisht e plotësuar bashkë me të gjitha shtojcat e parapara me thirrjen;
  2. Dëshmi se kandidati është personi rritur (fizik) (kopje nga letër njoftimi ose pasaporta);
  3. Dëshmi (fletë pronësore, marrëveshje për shit-blerje, vërtetim për tatim të paguar në pronë) se kandidati është pronar i objektit ose se ka të lidhur kontratë për qiramarrje në kohëzgjatje prej më së paku 2 vite nga data e parashtrimit të paraqitjes;
  4. Fatura për energjinë e shpenzuar elektrike për tre muaj të një pas njëshëm (tre muajt e fundit);
  5. Deklaratë e nënshkruar për gatishmëri për bashkë-financim (sipas formatit të Paraqitjes), prej 50% nga vlera e përgjithshme e investimit (me përjashtim të kandidatëve që janë shfrytëzues të ndihmës sociale). Si bashkë-financim do të pranohet investimi në pajisje dhe/ose materiale në pajtim me rekomandimet e ekipit profesional të UNDP;
  6. Vërtetim nëse në familjen më të ngushtë ekziston shfrytëzues i ndihmës sociale;
  7. Gatishmëri e kandidatit që ti respektojë rekomandimet për zbatim të masave për efikasitet energjetik të dhëna nga ekipi i personave profesionist, si dhe të mbajë evidencë që parametrat e nevojshëm (p.sh. shfrytëzimi i drurit ose të energjensit tjetër, fatura për rrymë elektrike) në formularë të përgatitura paraprakisht.

Kritere kryesore:

Vlerësimi i paraqitjeve  do të bëhet në pajtim me kriteret vijuese:

  1. Të hyra të përgjithshme për amvisëri;
  2. Vlerësimi i efikasitetit energjetik;
  3. Numër i anëtarëve i amvisërisë;
  4. Gjinia e pronarit të amvisërisë (më tepër pikë ju ndahen grave pronare dhe prindërve/tutorëve të vetëm);

Paraqitja për pjesëmarrje në programin, në formë elektronike, mund të sigurohet nga faqja e internetit e komunës së Vrapçishtit, ndërsa ekzemplarët e shtypur mund të sigurohen në zyrat e komunës së Vrapçishtit.

Fletë-paraqitje e plotësuar duhet të dërgohet në  një ekzemplar origjinal dhe 1 kopje në zarf të mbyllur, më vonë deri më 05 maj 2022 në adresën vijuese:

 

 

Komuna e Vrapçishtit

Arkiv

me shenjën “Paraqitje  për grant për masa për efikasitet energjetik”

***

Për informacione më të detajuara rreth kushteve dhe kritereve të shpalljes ju lutemi drejtohuni te:

Ibrahim Mamuti (telefon: 070-325-247, Email: [email protected]) – Komuna e Vrapçishtit

 

Ju lutemi që thirrjet telefonike ti bëni gjatë orarit të punës, midis orës 8:00 dhe 16:00.

Formulari i Aplikimi _ Пријава за аплицирање

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë